Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj raportimeve ne media se është kërcënuar me vrasje.
Sipas televizionit publik RTK, institucionet e sigurisë në Kosovë, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia është përpjekur për për vrasjen e Kurtit në Shkup.
Kryeministri Kurti, qëndroi mbrëmë në Shkup, ndërsa paraprakisht ishin marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.
Media kosovare raporton se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.
Ndërkohë, Kurti tashmë ka hyrë në Kosovë dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e tij.
Menjëherë reagoi Kurti, i cili konfirmoi se ka marrë kërcënime gjatë qëndrimit në Shkup. Sipas tij, kërcënimet kanë ardhur “nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar”.
“Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me këto partitë socialdemokrate”, u shpreh kryeministri kosovar për mediat.
/f.s