Avionët e luftës të Polonisë dhe disa nga vendet aleate u ngritën në një mision patrullimi përballë sulmit masiv raketor të nisur orëve të fundit nga forcat ruse kundër Ukrainës. Këtë e bëri të ditur Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake.
Kjo vjen pasi qeveria e Varshavës denoncoi një sulm kibernetik të kryer nga Moska, me qëllimin e destabilizimit të Europës përpara zgjedhjeve.
Ndërkohë, Ukraina përjetoi një nga sulmet më masive të kohëve të fundit, me alarmin që kumboi në të gjithë territorin. Mbrojtja ajrore njofton rrëzimin e 35 raketave lundrimit dhe 46 dronëve kamikazë rusë.
Sipas autoriteteve në Kiev, në shënjestrën e forcave pushtuese ishin 5 qendra të mëdha të shpërndarjes së energjisë elektrike.
/a.r