Alarm në Izrael, raportohen urdhër-arreste nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se Gjykata e Lartë Penale e OKB-së po planifikon të kërkojë urdhër-arreste për udhëheqësit e tyre ushtarakë dhe politikë nën dyshimin për krime lufte.

Sipas një analize të BBC, raportet sugjerojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu mund të jetë mes tyre.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hetuar veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara për tre vitet e fundit, por edhe të Hamasit. Ajo ka fuqinë për të akuzuar dhe gjykuar individë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar.

Kjo gjykatë ka lëshuar më parë urdhër-arreste për liderët, duke përfshirë Vladimir Putin të Rusisë, Muammar Gaddafi të Libisë dhe kryekomandantin e Ugandës, Joseph Kony.

Netanyahu e ka konsideruar mundësinë që figura të larta izraelite t’i bashkohen listës së të kërkuarve, duke Gjykatën se po përpiqet të paralizojë aftësinë e Izraelit për t’u mbrojtur.

Në janar, gjykata nxori një vendim të përkohshëm që urdhëroi Izraelin të merrte hapa për të parandaluar aktet gjenocidale në Gaza, por nuk i kërkoi që të ndalonte ofensivën e tij ushtarake.

Sakaq, në një tjetër raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se rindërtimi i shtëpive të shkatërruara të Gazës do të zgjasë të paktën deri në vitin 2040, por mund të zvarritet për shumë dekada. Gati shtatë muaj bombardime ka shkatërruar pothuajse 70 për qind të  ndërtimeve atje.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com