Alarm në Bruksel, një burrë me thikë hyn në zyrën e kryeministrit belg

Një burrë i armatosur me thikë u arrestua të hënën në mëngjes pasi u përpoq të hynte në zyrat e kryeministrit belg në Bruksel.

Kryeministri Alexandre de Croix ndodhej jashtë zyrës në momentin e incidentit, i cili nuk shkaktoi lëndime, por është “shumë i tronditur“, sipas një zëdhënësi të kontaktuar nga AFP.

Jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”, shtoi zëdhënësi.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar motivet dhe profilin e sulmuesit, ndërsa zëdhënësi i kryeministrit deklaroi për gazetën Le Soir se “personi u dërgua në komisariat”.

Në platformën ‘X’, Alexander De Cro siguroi se po “monitoron nga afër situatën” dhe deklaroi se “është i lehtësuar që askush nuk u lëndua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com