Alarm/ 1 në 6 fëmijë pre e sulmeve kibernetike, përfshihet dhe Shqipëria

Një në 6 fëmijë ka përjetuar ngacmim kibernetik, sipas një studimi të OBSH-së për Evropën. Ky fenomen ka gjetur përhapje edhe në Shqipëri. Ekspertët shohin si problem ekspozimin me orë të gjata në internet, ndërsa tregojnë edhe dëmet që shkaktojnë këto forma ngacmimi veçanërisht tek të miturit.

Bullizmi kibernetik është kthyer në fenomen shqetësues, me shifra gjithnjë e në rritje. Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se 1 në 6 fëmijë në Evropë ka përjetuar ngacmim kibernetik. Të dhënat për periudhën 2018-2022 tregojnë se bullizimi kibernetik ka pësuar rritje, nga 11 në 14% tek djemtë që ngacmojnë persona të tjerë në hapësirën dixhitale dhe nga 7 në 9% për vajzat.

Fenomeni po gjen përhapje edhe në Shqipëri. Kreu i Urdhrit të Punonjësve Socialë Mirgit Vataj, tregon dëmet që shkaktojnë ngacmimet online tek të miturit, ndërsa jep edhe disa sugjerime.

Bota dixhitale ka krijuar shumë hapësira për ngacmime. Sipas ekspertit të IT, Edmond Liçaj, është i vështirë identifikimi i personave që i kryejnë, ndaj duhet bërë më shumë në këtë drejtim.

Ekspozimi me orë të zgjatura në internet shihet si problem kryesor nga ekspertët.

Raporti vlerëson se ngacmimi dhe dhuna kanë implikime të thella për shëndetin dhe mirëqenien e mijëra njerëzve, ndaj nevojitet angazhim serioz për të mbrojtur veçanërisht fëmijët, si në internet ashtu edhe jashtë tij./ Syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com