Kudret Rustemaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ai akuzohej si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë me kamionë në disa vende të Europës.
Gjatë procesit gjyqësor, avokati i tij, Ledion Branko, argumentoi se klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me grupin kriminal të akuzuar. Branko këmbënguli se nuk kishte prova që mund të lidhin Rustemajn me aktivitetet e paligjshme të trafikut të drogës.
Në fund të procesit, kërkesa e avokatit u pranua nga gjykata, duke çuar në shpalljen e pafajësisë për Rustemajn.