Akuzat e opozitës për mandatin e tij, Sinaj: Nuk kam marrë pjesë në tenderime! Kam një biznes që fiton nga qarkullimi i shpejtë i parasë, jo nga…

Sinaj tha në News24 se ai kurrë nuk ka marrë pjesë në tenderime që janë zhvilluar, sepse forma e tij e biznesit fiton nga qarkullimi i shpejt i parasë.

Sinaj: Nuk e prisja kurrë të kisha një akuzë të tillë sepse edhe kur nuk kam qenë deputet nuk kam marrë pjesë ne tenderime që janë zhvilluar sepse vetë forma e biznesit që unë kisha, nga mungesa e vonesës që bëhej pagesa e tenderimit, nuk më interesonte.

Unë kam një biznes që fiton nga qarkullimi i shpejt i parasë, jo nga një tenderim. Kjo ka qenë arsyeja pse s’kam marrë kurrë pjesë, jo më kur të isha deputet. I mora të gjitha masat që në fillim, pa filluar fushata. Sa më doli emri për deputet, hoqa dorë nga administrata e biznesit tim dhe i kalova kuotat e mia pasive. Ia kalova personit të besuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com