Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në një intervistë në emisionin ‘Studio live’ në Report Tv ka komentuar për herë të parë akuzat e Arben Ahmetajt nga arratia në televizionin e Sali Berishës, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Braçe i cilësoi akuzat e Braçes përralla.
Braçe: Kam rreth 40 vjet që nuk dëgjoj përralla. E kam të pamundur që të dëgjoj përralla në këtë moshë. Kështu që nuk di se çfarë të them. Çfarë pretendon?
Arbëri Hitaj: Ishte një kurth që i është bërë nga Rama, kryetari i bashkisë… (për akuzat e SPAK për aferën e inceneratorëve)
Braçe: A kjo është përndjekje politike dmth?
Hitaj: Sipas Ahmetajt po…
Braçe: Nëse është përndjekje politike. I bie që Rama të jetë Teylor Swift në superboul e radhës dhe unë të isha Leo Messi, por nuk jam. Do të doja të isha por nuk jam.
Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se drejtësia për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, po funksionon si qëmoti.
‘Drejtësia ka dy dimensione, ka Prokurorisë Speciale dhe pastaj janë gjithë gjykata e tjera. Gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Ndërkohë që ky dimension i Prokurorisë Speciale po funksionon mirë keq dhe po bën një gjë që nuk ka ndodhur në 34 vite në këtë vend. I vetmi zyrtar që është përballur më drejtësinë ka qenë Fatos Nano. Zgjodhi të përballej me seancat gjyqësore vetë.
I vetmi zyrtar është ai. Pas 31 vjetësh kemi një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që po përballet me drejtësinë, që i ikën drejtësisë, i ka shpallur organizatë kriminale. Duke përdorur fuqinë politike, e duke i bërë presion drejtësisë. Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut është pengmarrje politike e një çështjes.
Njëra pjesë po funksionon dhe meriton mbështetje akoma më të madhe pjesa tjetër funksionon si qëmoti pa asnjë lloj ndryshimi.’- tha Braçe./m.j