Aktori i njohur Mehdi Malkaj iu bashkua protestës së demokratëve poshtë pallatit të ish-kryeministrit Berisha.
Malkaj iu drejtua Berishës shkurt me disa këshilla që të njohë njerëzit. Sipas aktorit, ish-kryeministrin e kanë tradhtuar ministrat, të cilët kur shkuan tek ai ishin me çorape të grisura.
“Doktor kam një gjë farë të vogël me ty, të uroj shëndet e jetë. Ty të kanë tradhtuar ministrat, që kur erdhën tek ty ishin me çorapë të grisura. Se rron ai që është injorant thotë Gëtja dhe që nuk e di që është injorant, ai të bën hatanë doktor.
Ti për inat të të gjithëve ke lexuar një bibliotekë të tërë more lumadh, nuk mësove fare nga ato librat. Nuk i dallon dot njerëzit? Po dalloji o dalloji, janë me çorape të grisura, u vinë këmbët erë, mjafton të heqë këpucët ai dhe e merr vesh se ca është”, tha aktori Malkaj./m.j