Aktori i njohur, Morgan Freeman zbulon arsyen makabre pse mban vathë floriri

Shumica e njerëzve vendosin vathë dhe bizhuteri të tjera për të shtuar një element shkëlques në pamjen e tyre. Por kjo nuk është e vërtetë për Morgan Freeman.

Aktori i njohur rrallëherë shihet pa rrathët e tij të artë. Megjithatë, kjo zgjedhje e tij nuk ka të bëjë me “rregullat e modës”. Pas tyre fshihet një arsye disi… makabre.

Ylli i Hollivudit është pyetur vazhdimisht se pse ai insiston të mbajë vathët e veçantë, një stil që ai e përvetësoi shumë kohë përpara se të merrte famë në Hollywood.

Siç ka treguar në një intervistë, ai dëshiron të jetë i përgatitur për çdo situatë të paparashikuar dhe kështu, kujdeset t’i mbajë çdo ditë me vete.

Aktori, i njohur për rolin e tij ikonik në ‘The Shawshank Redemption’, zbuloi arsyetimin pas zgjedhjes së tij të rrathëve të artë në një postim të mëparshëm në Instagram.

Siç shprehet ai: “Më pyesin vazhdimisht për këta vathë. E vërteta është se këta vlejnë aq sa dikush të më blejë një arkivol, në rast se unë vdes në një vend të huaj. Pse? Kjo është ajo që detarët kanë veshur. E bëj edhe unë. Tani e dini”.

Kjo traditë e marinarëve fillon shumë vite më parë. Në të kaluarën, thuhej se nëse një marinar kishte një fund të pafat dhe trupi i tij dilte në breg, xhevahiret e çmuara që ai mbante mund të mbulonin shpenzimet e tij të varrimit. Disa marinarë madje gdhendën emrin dhe portin e tyre në pjesën e brendshme të vathëve të tyre, me shpresën për të gjetur përsëri të dashurit e tyre.

Për më tepër, nëse një marinar do të vdiste në det, këta vathë mund të ndihmonin në mbulimin e kostos së transportit të trupit të tyre në shtëpi.

Vetë Freeman e ka përshkruar më herët marrëdhënien e tij personale me detin, duke u shprehur se e konsideron veten “marinar”.

Aktori shprehu admirimin e tij për këtë traditë detare në një intervistë me Fox në 2016, duke thënë: “Kur isha fëmijë, pashë një film pirate me Burt Lancaster, i cili mbante një vath. Më dukej seksi. Më vonë mësova se marinarët mbanin vathë ari për të paguar funeralet e tyre nëse vdisnin në vende të huaja. Unë jam një marinar, kështu që më tërhoqi.”

Në një intervistë tjetër për The Guardian, ai shtjelloi obsesionin e tij pas detit, duke shpjeguar: “Gjithmonë kam dashur një vath. Ka të bëjë me lidhjen time me detin. Kur isha rreth të 35-tave u ndava nga gruaja dhe ajo më tha: “Do të të shpoj veshin”. Unë jam një marinar fanatik, një njeri i lyer në ujërat blu.”/Liberale.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com