Krimi Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka arrestuar të paktën 40 persona si dhe po heton në gjendje të lirë 50 të tjerë në kuadër të operacionit të nisur gjatë mbrëmjes së të mërkurës kundër lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve disa prej të arrestuarve janë kapur edhe me sasi të vogla lëndësh narkotike.
Operacioni është shtrirë në të gjithë vendin, dhjetëra të arrestuar janë dhe në qarqe.