Aksidentoi për vdekje të miturën sllovake, arrestohet shoferi 18-vjeçar

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 18-vjeçarin G.GJ. i cili mbrëmjen e kaluar përplasi me makinë për vdekje një të mitur nga Sllovakia, në zonën e Gjirit të Lalzit.

Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit” teksa vajza e mitur ishte duke kaluar rrugën.

Pavarësisht se u dërgua në spital, 8-vjeçarja S.S. nuk mundi të mbijetonte.

Policia njofton se e mitura nga Sllovakia kishte ardhur për të kaluar pushimet me familjen në vendin tonë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com