Aksidentoi për vdekje 42-vjeçarin, arrestohet i riu në Dibër

Një 19-vjeçar, i cili të dielën aksidentoi për vdekje një person në rrugën e fshatrave Kurdari-Suç, është arrestuar nga policia.

I riu teksa drejtonte një automjet tip Benz ka aksidentuar këmbësorin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com