Një 77-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi aksidentoi rëndë një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Aksidenti është shënuar më 11 prill në fshatin Metoq, ku duke drejtuar zetorin pa leje drejtimi, ka përplasur një 52-vjeçare, e cila mori dëmtime të rënda.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 11.04.2025, në rrugën e fshatit Metoq, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor (zetor), ka aksidentuar këmbësoren P. Z., 52 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Shtetasja e dëmtuar ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.