Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik në Tepelenë, ku 4 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.
Raportohet se viktimat janë Ladi Bega drejtues i makinës Toyota, Lefteri Bega bashkëshortja e Ladi Begës, një grua e moshuar rreth 80-90 vjeç dhe Riza Rapaj.
Ndërsa të plagosurit janë Lavdie Meta dhe Jani Meta, të dy në gjendje të rëndë, që pasi morën ndihmën e parë në Spitalin e Gjirokastrës, u nisën drejt Traumës në Tiranë.
Në këtë aksident tragjik u përfshinë 3 automjete.
Makina tip Benz mendohet se humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë dhe përplasi makinën Toyota që udhëtonte në korsin tjetër, kurse BMW-ja goditi nga pas Toyotën.
/a.r