Në ditën ndërkombëtare të gruas, Shkëndije Halili kishte vendosur të festonte pas orarit të punës.
Por ajo nuk e dinte që kjo do të isha dita e fundit e jetës, pasi një automjet në orët e para të mëngjesit e përplasi sapo doli nga dera e shtëpisë për të shkuar në punë.
58-vjeçarja më banim në Devinë punonte në sektorin e pastrim-gjelbërimit në Bashki. Ajo mori disa fraktura nga aksidenti dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës, por nuk mundi ti mbijetonte goditjes së automjetit që I shkaktoi shumë dëmtimë në gjymtyrët e poshtëm dhe në pjesën e kokës.
Policia ka arritur të ndalojë shkaktarin e aksidentit, 29-vjecarin Mateo Rustemi, për të cilin do të ndiqen veprimet proceduriale deri në daljen e ekspertizës për të përcaktuar fajtorin në këtë aksident./m.j