Babai i këngëtarit grek, Giannis Xanthopoulos, i cili shkaktoi aksidenti tragjik ku humbi jetën 19-vjeçari shqiptar ka folur për mediet.
I përlotur ai tha: I vogli është mirë, shyqyr zotit ka shpëtuar. Është në rregull. Ai mund të kthehet në shtëpi nesër. Ai nuk ka faj për asgjë, nuk ka faj. Lajmin e mora vesh në mëngjes, u çmenda.
Gjatë intervistës ai ka shpjeguar se si e ka marrë vesh aksidentin e trafikut.
“E mësova nga djali im i madh. Ai duhej të shkonte në punë në 7:15 dhe u nis në 5:30 dhe nuk tha asgjë. Pastaj e mora për ta pyetur pse kaq herët dhe ai filloi të qante, më tha se ishte në spital sepse Giannakis u përplas. Më pas shkuam në spital me gruan time dhe ajo nuk e dinte”, tha ai .
Së fundi, babai i Giannis Xanthopoulos tha: Giannakis është i tronditur për fëmijën që u vra. Faleminderit Zotit djali im është mirë, por nuk më thonë gjithçka. Ata do të vijnë në shtëpi dhe do të më thonë. Giannis është shumë i ndjeshëm për atë që i ka ndodhur… Fajin e kishte tjetri që doli nga semafori. Më vjen shumë keq për fëmijën, kam qarë që në mëngjes” dhe pak para se të mbaronte deklaratat e tij shpërtheu në lot.
“Ai po monitorohet nga një psikolog”, tha nëna e tij
Për mediet ka folur edhe nëna e këngëtarit, Eleni. Duke folur në emisinin “Pame Danae” ajo tha se Giannis Xanthopoulos po monitorohet nga psikologu, pasi ndodhet në gjendje shoku pas aksidentit fatal.
Ajo tha: Nuk mund të flas. Falë Zotit është në spital dhe është gjallë. Nuk është e lehtë. Jam e lumtur për djalin tim që është gjallë, por më vjen keq për të tjerët. Djali im ishte i vetëm në makinë.
Çfarë deklaroi vëllai i tij
Dhe vëllai i tij foli për këngëtarin. Në prononcimet e tij për “Super Katerina”, ai ka përshkruar gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa ka theksuar se “Joannis nuk ka faj për aksidentin rrugor, i kanë zënë rrugën” dhe shton: “Po trajtohet në spital, po presim. Po presim që mjekët të na thonë se çfarë po ndodh. Ai është akoma i trullosur, i dhembin edhe këmbët, e ka të vështirë tani. Dikush tjetër më thirri kur ndodhi aksidenti, jo vëllai im. Shkova atje dhe e gjeta të shtrirë.”
Si ndodhi aksidenti
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur xhipi i këngëtarit, i cili në videot e bër publike nga mediet greke duket duke ecur me shpejtësi të madhe, hyn në korsinëe kundërt dhe përplaset kokë më kokë me një automjet tjetër.
Këngëtari dyshohet se ka bërë manovrën specifike për të shmangur një mjet tjetër që kishte injoruar semaforin.
Pas përplasjes mjeti në të cilin ndodheshin dy 19-vjeçarë, të cilët ishin nisur për në punë, është përplasur me shtyllën e dritave. Si pasojë, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën, ndërsa 19-vjeçari tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë./m.j