Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një 18-vjeçare shqiptare është aksidentuar duke humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi.
I dashuri i 18-vjeçares ka rrëfyer për mediet greke momentin e tmerrshëm kur ai dhe familja e vajzës morën vesh lajmin tragjik.
“I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një selfie dhe kaq. I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha as natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes”, shprehet i prekur i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pas liqenit të Vouliagmenit. Ajo ishte nisur të merrte kushërirën e saj për një udhëtim pas punës.
Aksidenti i kushtoi jetën jo vetëm shqiptares por edhe kushërirës së saj 23-vjeçare.