Dy automjete Volsvagen janë përplasur me njëra tjetrën pasditen e sotme në superstradën Lezhë – Milot në afërsi të kryqëzimit tek Treshi. Për pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre fëmijë i mitur.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./m.j