Aksidenti në aksin Korçë-Bilisht, 24-vjeçarja greke ndërroi jetë në vend, zbardhet dëshmia e shoferit: Më doli përpara një kafshë!

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme (1 Janar), në fshatin Zëmblak, rruga Korçë-Bilisht.

Nga hetimet paraprake mësohet se te dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas të dhënave, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip “Peugeot” ka bërë manovër të gabuar. Sipas deklarimit të tij në polici, i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur.

Kjo manovër ka rezultuar fatale, pasi është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin tip “Benz”.

Goditja ka qenë shumë e fortë, gjë që ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares greke, pasagjere në mjetin “Peugeot”.

Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se dy të rinjtë jetonin në Selanik dhe mësohet se kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, pasi do të jenë ata që do të bëjnë këqyrjen, për arsye se është shtetase e huaj.
Hetimet ende vijojnë nga ana e policisë vendore, për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com