Aksidenti me 6 viktima, mbyllet kompania e helikopterëve

New York Helicopter Tours, firma e cila operonte fluturimin e helikopterit ku humbën jetën CEO i Siemens së bashku me familjen e tij dhe piloti ka mbyllur menjëherë operacionet e saj.

Administrata Federale e Aviacionit ka bërë të ditur do të nisë një rishikim të menjëhershëm të licencës dhe të dhënave të sigurisë së New York Helicopter Tours. Hetimi do të ndiqet edhe nga Bordi Kombëtar i  Sigurisë së Transportit. Senatori amerikan i New York, Chuck Schumer, u kërkoi autoriteteve federale të revokojnë certifikatën e funksionimit të kompanisë pas rrëzimit të helikopterit.

“Ata kanë një histori me raste vdekjeprurëse dhe zakonisht janë kompanitë, jo pilotët, që nuk zbatojne haptazi rregullat e sigurisë,” tha Schumer.


Helikopteri ishte një Bell 206L-4 LongRanger IV, bazuar në të dhënat e gjurmimit. Ai u ndërtua në vitin 2004 dhe kishte një certifikatë të vlefshmërisë të lëshuar në 2016, sipas të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit. Helikopteri u ngrit nga bregdeti i Manhatanit në qendër të qytetit, ku fluturoi në jug përpara se të kthehej për të fluturuar deri në lumin Hudson. Sipas autoriteteve ai arriti në Urën George Washington dhe më pas u kthye për të fluturuar përgjatë vijës bregdetare të New Jersey, ku edhe humbi kontrollin.

Autoritetet i gjetën viktimat si dhe pilotin në ujë. Katër persona u deklaruan të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët humbën jetën pasi u transportuan në spitalet e afërta.

New York Helicopter Tours ishte përfshirë më parë në dy incidente. Sipas zyrtarëve të qytetit, piloti ishte certifikuar për të drejtuar helikopterë komercialë që nga Gushti 2023, sipas të dhënave nga Administrata Federale e Aviacionit. Sipas hetuesve federalë, inspektimi i fundit në kompaninë e helikopterëve që operonte fluturimet ishte kryer më 1 Mars dhe kishte zhvilluar shtatë fluturime përpara rrëzimit.

Së bashku me ndalimin e fluturimeve me helikopterë, Schumer kërkoi që Administrata Federale e Aviacionit  rrisë inspektimetm të sigurojë që kompanitë dhe helikopterët janë në përputhje me rregullat e sigurisë. Ndërmjet viteve 1977 dhe 2019, aksidentet me helikopterë në qytetin e New York-ut i kanë marrë jetën të paktën 32 personave, sipas The Associated Press.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com