Aksidenti/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me një automjet në Bypass-in e Murrizit, bllokohet qarkullimi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bypass-in e Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku një furgon pasagjerësh është përplasur “kokë më kokë” me një automjet.

Si pasojë e këtij aksidenti, aksi është bllokuar dhe trafiku ka shkuar rreth  3 kilometra në të dyja kahe.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta. Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo,/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com