Aksidentet nga monopatet elektrike, nga janari 242 persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës

Këto mjete janë një zgjidhje ekonomike për të lëvizur brenda qytetit por shpesh nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit duke u kthyer në një shqetësim për qytetarët.

“Me thënë të drejtën janë pak problem, unë duke qenë vet shofer bëj pak kujdes por për masën e gjerë të njerëzve janë problem”, tha një qytetar.

Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe në një Intervistë për RTSH shpjegon që në bazë të kodit rrugor këto mjete duhet ti zbatojnë rregullat ashtu siç bëjnë dhe biçikletat.

“Duke mos qenë trafiku i sistemuar, i rregulluar është krejt normale që ato janë vulnerabil për tu përfshirë në aksidente rrugore. Në bazë të normave të sjelljeve që janë përcaktuar në kodin rrugor ata duhet të sillen si drejtuesit e mjeteve të tjera në rrugë”, tha eksperti i sigurisë, Artur Sulçe.

Ne kodin rrugor nuk ka një përcaktim specifik për përdoruesit e monopatinave elektrike dhe as kurse ku drejtuesit e këtyre mjeteve të mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com