Aksident zinxhir në autostradën Shkodër-Lezhë/ Makina përplaset me autobusin, më pas goditet nga kamioni

Një aksident i ndodhur pak minuta më parë në Balldre të Lezhës përgjatë superstradës Shkodër-Lezhë.

Aksidenti shkaktoi bllokim të trafikut dhe rëndim te tij. Mësohet se në tentative për të kryer një parakalim, një autoveturë brenda të cilës udhëtonte një familje goditi nga pas një autobus të linjës Shkodër-Tiranë. Por duket se nuk ka mjaftuar me kaq, pasi për shkak të lagështirës në rrugë, vetë autovetura u godit nga një kamion, por për fat të shpejtësisë jo të lartë si pasojë e një trafiku të ngarkuar.
Nga aksidenti nuk pati pasoja në njerëz. Familja e dërgua në spitalin rajonal të Lezhës për kontroll, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivë të qarkullimit rrugor për të zhbllokuar trafikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com