Aksident tragjik në Kavajë/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën i riu

Një i ri ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Policia njoftoi se në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, B. Th., 28-vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

Një hetim ka nisur për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com