Një aksident gjatë mesnatës në bypass-in e Fierit i mori jetën një 65-vjeçari.
Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Si pasojë, drejtuesi i mjetit të shoqëruar në polici, ku po kryehen veprimet proceduriale nga blutë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:00, në bypass-in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit