Aksident tragjik në autostradën Milot-Morinë, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në mesnatë në autostradën Milot-Morinë.

Policia bën të ditur se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy persona, shoferi dhe një pasagjer kanë ndërruar jetë.

“Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në  Tiranë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka  humbur jetën  drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com