Aksident tragjik me motor, humb jetën aktori 27-vjeçar

Është ndarë nga jeta në moshën vetëm 27-vjeçare aktori i serialit “General V”, Chance Perdomo.

I riu ka pësuar një aksident fatal me motorin e tij, ndërsa deri më tani nuk kanë dalë në dritë detaje të tjera.

Variety raporton se nuk ka persona të tjerë të përfshirë në aksident. Lajmin tragjik e ka konfirmuar menaxheri i tij.

“Me zemër të thyer ndajmë lajmin për vdekjen e parakohshme të Chance Perdomo si pasojë e një aksidenti me motor. Autoritetet kanë bërë të ditur se në aksidentin fatal nuk ka persona të tjerë. Pasioni i tij për artin dhe oreksi i pangopur për jetën u ndje nga të gjithë ata që e njohën dhe do t’i mungojë të gjithë personave që e donin shumë ”, tha ai.

Ai më pas shtoi: “Ne kërkojmë që ju të respektoni dëshirën e familjes për privatësi, ndërsa ata vajtojnë humbjen e djalit dhe vëllait të tyre të dashur”. Aktori është më i njohur për rolin e tij si ‘Andrew Anderson’ në serialin ‘Gen V’.

Aktori u shfaq për herë të parë në filmin e shkurtër “Longfield Drive” si “Rodell” në vitin 2016 dhe vazhdoi të luajë në shfaqje televizive si “Midsomer Murders” dhe “Chilling Adventures of Sabrina”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com