Aksident tragjik me dy viktima në rrugën e Arbrit, dy mjetet përplasen “kokë më kokë”, njëri përfundon në h

Një aksident tragjik me dy viktima ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Arbrit. Nga informacionet e para bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Zall Bastar, afër vendit të quajtur Shkalla e Tujanit, ku janë përfshirë dy makina, një mjet tip Golf dhe një makinë poste.

Sipas policisë njëra nga makinat ka rënë në humnerë dhe si pasojë dy personat që ndodheshin në mjet kanë humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com