Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele (25 gusht) në zonën e Astirit në Tiranë.
Një automjet është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Si pasojë, mësohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili po dërgohet me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndërkohë ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.