Aksident në Lushnje, 30-vjeçarja e përplas me automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë i moshuari

Një i moshuar rreth 75 vjeç është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme (10 Dhjetor) në bulevardin kryesor të Lushnjës.

Automjeti i markës “Toyota”, i drejtuar nga një 30-vjeçare, ka përplasur të moshuarin i cili kalonte nga njëra anë e rrugës, në tjetrën.

Gazetari i Report TV, Yrjet Saliasi, përcjell pamjet e aksidentit dhe informon se i moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por nën kujdesin e mjekëve.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po dokumenton rrethanat e aksidentit, kurse policia shkencore po kryen procedurat për zbardhjen e shkaqeve. Drejtuesja e mjetit është ndaluar nga uniformat blu. Policia po kujdeset për trafikun e rënduar në këtë zonë pranë qendrës së qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com