Aksident në Lezhë-Shkodër, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat anësore

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com