Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier ku një person që po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë duke e lënë të dëmtuar.
Pas aksidenti, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit.
U mësua se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit./m.j