Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Drejtuesi i mjetit me inicialet A. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford”, e për pasojë ka dalë nga rruga.
Sipas njoftimit të policisë shoferi dhe pasagjeri me inicialet janë I. M., u dërguan për mjekim në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.