Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Laç, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur automjeti, i drejtuar nga shtetasi N.A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A., dhe L.A., të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga. Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.