Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përfundon në spital shoferi i motorit

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë lagjes ish-Frutore.

Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i dëmtuar, pasi u përplas me një automjet.

I lënduari, rreth 40 vjeç, ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com