Aksident në aksin Gosë-Vilë Bashtovë/ Ndaloi të riparonte mjetin, por e përplas një makinë, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident fatal ndodhi në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, ku një automjet tip Ford, i drejtuar nga shtetasi K.O., përplasi një automjet Peugeot të ndaluar në rrugë për shkak të një defekti teknik, por pa sinjalistikë paralajmëruese.

Përplasja e zhvendosi automjetin Peugeot jashtë rrugës, duke goditur drejtuesin e tij, shtetasin 60-vjeçar B.F., i cili ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i Ford-it është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

‘Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.’, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com