Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë.
Një automjet,tip Mercedes Benz,me targa KV 3378 B ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti qē kishte pëballë,tip Tojota Kora,me targa AB 527 IL Tojota Korola,në tentativë për ta shmangur,ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit Tojota ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,të cilët po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes,për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit,tip Mercedes Benz, është shoqëruar në polici, si i dyshuari “shkaktar” i aksidentit ku edhe do ti kryhet testi i alkoolit.