Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lushnje-Fier.
Makina tip BMW me targa AB 507 DT ka dalë nga rruga pranë Krutjes dhe ka përfunduar në një kanal, duke i marrë jetën drejtuesit.
Mjeti ka përfunduar në një grumbull hekurash dhe zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë iu është dashur mbi një orë për të nxjerrë trupin e viktimës.
Viktima nuk është identifikuar ende, teksa mjeti rezulton i marrë me qira nga një kompani. Trupi i pajetë aktualisht ndodhet në morgun e spitalit të Lushnjës.
/a.r