Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën 17-vjeçari, arrestohet “piloti” vrasës

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të Fushë-Krujës.

Mësohet një 17-vjeçar i identifikuar si Isuf Mehmeti është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Hyundai”

Shoferi i automjetit i identifkuar si Andi Kullaj është arrestuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte automjeti.

Për këtë arsye makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com