Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40, në autostradën Tiranë-Elbasan.
Policia njofton se 63-vjeçari me iniciale R.K. ka qenë duke drejtuar një furgon në momentin kur ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar të moshës rreth 75-80 vjeç.
I moshuari, si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasi R. K., 63 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në orën 20:40, në autostradën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar një furgon tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar të moshës rreth 75-80 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë.
/a.r