Një aksident me vdekje është shënuar ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Automjeti që drejtonte 23-vjeçari me iniciale Xh.P. ka aksidentuar këmbësorin 69-vjeçar, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Në lidhje me ngjarjen, uniformat blu kanë vënë në pranga shoferin 23-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.