Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Cërrik-Belsh në fshatin Shalës.
Një makinë është përplasur me një motor dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit. Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.