Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bulçar të Gramshit.
Si pasojë e përplasjes së një mjeti, 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse.
/a.r