Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, shkruan A2 CNN.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e pasagjerëve nga mjeti. Burime pranë urgjencës së spitalit bëjnë me dije se 3 të lënduarit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.