Aksident i trefishtë në Lezhë/ Dy makina përplasen me një fugon, përfundojnë në spital dy persona

Dy persona janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur në Lezhë.

Raportohet se mjeti Volksvagon vinte në drejtim të Lezhës dhe është përplasur ballë për ballë me një Mercedez, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Ndërsa, në aksident u përfshi edhe një furgon me turistë polakë, por nuk raportohet për probleme për pasagjerët që ishin në të. Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti Mercedez, për të shmangur një kanal uji që ka prekur edhe shtratin e rrugës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com