Një aksident rrugor ka ndodhur e sotëm në vendin e quajtur “Shkallë Xibër”, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.
Për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve në drejtim të spitalit.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet rreth aksidentit. Sipas policisë dyshimet e para lidhen me lagështirën në rrugë por nuk përjashtohet edhe shpejtësia.
/a.r