Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç. Gazetari Martin Marku ka mësuar se një këmbësor është përplasur nga një makinë.
Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, këmbësori ka ndërruar jetë, por mbetet ende i paidentifikuar. Në lidhje me ngjarjen nuk ka ende një njoftim nga policia.
Po ashtu të paqarta mbeten rrethanat e kësaj ngjarjeje.
/a.r