Një autobus në veri të Norvegjisë me rreth 60-70 persona në bord është përfshirë në një aksident të rëndë dhe ka rënë në det.
Alarmi u ngrit në orën 14:02 dhe ekipet e shpëtimit nga i gjithë rajoni verior i Norvegjisë po shkojnë në vendngjarje, në E10 në komunën Hadesl.
“Kushtet atmosferike atje janë shumë të këqija. Helikopterët e shpëtimit nga Bod dhe Troms, si dhe shërbime të tjera emergjente, u dërguan në vendngjarje”, tha Jan Eskil Severinsen, nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Shpëtimit, i intervistuar nga transmetuesi publik norvegjez, Nrk.
Aktualisht janë duke u zhvilluar operacionet e shpëtimit. Disa nga pasagjerët thuhet se u evakuuan në një shkollë aty pranë.