Një aksident me vdekje është raportuar në aksin rrugor “Fier-Seman”. 29-vjeçari banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë i riu. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29-vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit